Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Aneksimi i pikave strategjike të Kosovës nga Serbia, kryetemë e së dielës në “Koha Ditore”

Demarkacioni mes Kosovës dhe Serbisë, është kryetemë e së dielës në “Koha Ditore”.

Shkrimi kryesor me titull “Aneksim para demarkimit”, flet për aneksimin nga Serbia të disa prej pikave strategjike të territorit të Kosovës ende pa nisur demarkimi, devijimin e kufirit, humbjen e 482 hektarëve, manipulimin e Google Earth-it, rolin e Policisë dhe KFOR-it në këtë mes.

“Zemërgjerë me territor” është komenti i Valbona Mehmetit për temën e së dielës

Në intervistë, profesori Shpejtim Bulliqi, tregon se si Serbia ka manipuluar me kadastrat rreth kufirit.

Reportazh sjell panoramën e fshehur të Maleve të Kelmendit.

Edhe Takimi i Washingtonit, kryetemë e së dielës në KOHA Ditore Arbëri Takimi i Washingtonit, kryetemë e së dielës në KOHA Ditore

“Bota e çuditshme e kipcave të Kim Jong-unit” dhe “Uzhupisi - republika më e vogël e botës” janë dy prej shkrimeve nga faqet e botës.

Në shtatë shkronjat e saj, Mimoza Hysa tregon se pse përkthimi të bën realist.

Fejton këtë javë sjell historinë e pasurimit të komunistëve në kurriz të popullit, në Shqipërinë e pasluftës së dytë botërore.

Në Kosovarçe, vjen rrëfimi për të rinjtë që sfidojnë njëri-tjetrin me libra.

“Piktori që hap horizonte me kompozicione e ngjyra të forta” dhe “Modernizimi i komplikuar i Jugosllavisë” janë shkrimet që zënë faqet e kulturës.

Me rrëfimin për tri shtëpitë monumentale të “Rrugës Model”, Prishtina e Vjetër mbetet temë e Monumentit edhe këtë javë.

Edhe E Diela me “Kohën Ditore” sjell historikun e dialogut Kosovë-Serbi Arbëri E Diela me “Kohën Ditore” sjell historikun e dialogut Kosovë-Serbi

Në mesin e shumë shkrimeve interesante nga sporti veçohen ai për Shpëtimin e Dritës dhe ekspertin për inkuadrimin e skuadrave në Superligë.

Këto, dhe shkrime të tjera interesante nga kinematografia, shkenca, teknologjia, moda e shumëçka tjetër, mund t’i lexoni në 82 faqet e numrit të së dielës në “Koha Ditore”.