Puna e ekipit të KTV –së sot në Kuvend është penguar nga personeli i Kuvendit të Kosovës.
KTV ka reaguar ndaj këtij akti të papranueshëm:
Redaksia e KohaVisionit dënon fuqishëm këtë akt të personelit të Kuvendit i cili në mënyrë arbitrare censuron punën e ekipit të KTV-së dhe gazetarëve kosovarë në përgjithësi. Ndërhyrja në këtë mënyrë për të pamundësuar punën e gazetarëve cenon dhe dëmton rëndë edhe pajisjet teknike të televizionit.
KTV nuk pranon në asnjë mënyrë që dikush tjetër të manipulojë me mjetet tona të punës. Andaj gazetarët e KTV-së i kërkojnë Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës që të reagojnë dhe të thërrasin një protestë kundër pengimit të punës së gazetarëve në Kuvendin e Kosovës.