Gazetarët e cilësojnë censurë dhe pengim në punë ndërhyrjen e stafit të Kuvendit për t’ua hequr pajisjet nga salla plenare.
Gazetarët kërkojnë nga Kuvendi i Kosovës përgjegjësi dhe sqarim për largimin e pajisjeve nga hapësira e sallës së Kuvendit, në kohën kur po arrestoheshin deputetët e Vetëvendosjes për hedhje të gazit lotsjellës në Kuvend.
Pengimin e punës së gazetarëve nga ana e personelit të Kuvendit, e ka dënuar edhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës.
AGK-ja konsideron se me këtë veprim, Kuvendi ka shkelur nenin 42 të Kushtetutës së Kosovës, që garanton lirinë e mediave.
KTV-ja ka kërkuar përgjigje nga Kuvendi për largimin e gazetarëve dhe pajisjeve nga salla e Kuvendit.
Zyra për media e këtij institucioni e ka arsyetuar këtë vendim, siç ka thënë, për shkak të inspektimit të sallës së Kuvendit, pas hedhjes së gazit lotsjellës.
Edhe
AGK-ja del kundër kufizimit të hapësirës për mediat në Kuvend
Madje zyra për media e Kuvendit këtë ndërhyrje nuk e konsideron pengim në punën e gazetarëve.
Por kanë harrur se gazetarët janë ata që hyjnë kudo që të ndodhë diçka, qoftë edhe në zona lufte dhe askush nuk guxon t’i pengojë në punën e tyre.