Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kthimi në Pejë pas gjysmë shekulli i Ludo Kuipersit

Si në filmin hollivudian të viteve ’80, “Back to the Future”, ngjan rrëfimi i holandezit 72-vjeçar, Ludo Kuipers, i cili pas gjysmë shekulli është kthyer në Pejë dhe po e kërkonte atë qytet të vjetër që e kishte parë për herë të parë në vitin 1967.

Atë Pejë që e kishte lënë nuk e gjente as rrugëve të njëjta që dikur i kishte ecur, por që për të kishin ndryshuar aq shumë, saqë i dukej sikur makina në kohë e kishte çuar krejt diku tjetër, shkruan sot “Koha Ditore”.

Në një iPad që mbante në dorë, shfletonte fotografitë e Pejës së vjetër si orientim për t’i gjetur të gjitha ato rrugë e objekte në qytet që i kishte fotografuar 50 vjet më parë. E kur i gjente, përpiqej, duke e shikuar fotografinë e vjetër, të ndalej në po të njëjtën pikë nga ku e kishte bërë fotografinë e parë.

“Po dua që të fotografoj sërish nga i njëjti vend për ta parë dallimin edhe përmes fotografisë së parë dhe të kësaj tash”, tregoi ai arsyen pse me vendosmëri mundohej të shkelte mbi gjurmët e tij të vjetra.

Xhaminë në Çarshi të Gjatë e gjeti lehtë, por rrugët e tjera nga ecte dhe kërkonte objektet e tjera, kryesisht ndonjë kullë apo shtëpi që i ka mbijetuar kohës, orientohej me minaren e xhamisë në Çarshi, e cila shihej në shumicën e fotografive të vjetra... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)