Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Dy shekuj traditë para shuarjes

Kubëzat e reja të shtruara para një viti e gjysmë rrugëve të Çarshisë së Gjatë në Pejë e tradhtojnë periudhën e sotme para një dyqani që nga dukja ka ndaluar në kohë qe dy shekuj.

Ngjyra taze e bardhë në murin e jashtëm dhe e kuqja në hekurat e derës dhe të vitrinës së dyqanit mbulojnë vjetërsinë si grimi i një profesionisti në fytyrën e një plake qindvjeçare, shkruan sot “Koha Ditore”.

Sa më afër që i afrohesh më e zëshme bëhet zhurma e një mprehëseje të vjetër me pllakë guri e ndeshur me tehun e topitur të një thike. Brenda dyqanit të shfaqet fotografi tjetër nga jashtë. Një mur 200-vjeçar, që po fshihej prapa gëlqeres së plasaritur.

Dikur mbi atë mur flinte kulmi i dyqanit, ndërsa tash mbi të ishin vendosur si dekorime punime të ndryshme artizanalesh dhe ndonjë mjet pune. As qeset e varura të najlonit me emrat e myshterinjve që kishin sjellë thika për të ndrequr nuk mungonin në atë mur.

“Muri ka qenë për nga niveli më poshtë sesa që janë sot muret e tjera të dyqanit. Kur e kanë meremetuar para 60 vjetëve e kanë lënë atë mur të kohës së Perandorisë Osmane, se dyqani është po ai i njëjti para 200 vjetëve”, nis rrëfimin Blerim Gorani për punëtorinë e hapur nga stërgjyshi i tij, Musa, me të vëllanë, Daut Gorani... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)