Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kthimi i Listës Serbe bëri që projektligji për Arsimin e Lartë të largohet nga Kuvendi

Me shumë pompozitet, ministri i Arsimit, Arsim Bajrami, deklaroi se posa të kthehej në Kuvend Lista Serbe, do të shqyrtohej edhe Projektligji për Arsimin e Lartë, por kjo nuk ndodhi.

Tërheqjen e projektligjit e kërkoi kryetari i Komisionit për Arsim, Nait Hasani, por në fakt anëtarë të tjerë të komisionit mendojnë se kjo ishte kërkesë e vetë ministrit Bajramit, i cili nuk pati guximin ta bëjë këtë publikisht.

Ndërkaq, Arton Demhasaj nga organizata “Çohu”, thotë se ky projektligj është larguar nga Kuvendi vetëm që të bëhen pazare me Listën Serbe.

Asistenti i ministrit, Faton Fetahu, thotë se nuk është e vërtetë që ministri ka kërkuar diçka të tillë, pasi vetë kërkoi që sa më shpejt të procedohet ky projektligj në Kuvend.

Për t’u dërguar sërish në kuvend ky projektligj, i duhet të kalojë procedurat fillestare dhe, duke pasur parasysh se ka afër 2 vite që po i ndjek këto procedura, njohësit e arsimit thonë se nuk është e mundur që të kemi një Ligj të Ri për Arsimin e Lartë të paktën edhe për 1 vit.