Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kthehet në rigjykim aktakuza për “Telekomin”

Foto: Koha

Gjykata e Apelit e ka gjetur si të bazuar ankesën e Prokurorisë Speciale kundër Gjykatës Themelore në Prishtinë, e cila pas kundërshtimeve të mbrojtësve e ka hedhur poshtë aktakuzën në rastin e njohur si ‘Telekomi’ ku të akuzuar janë ish-kryeshefat Agron Mustafa e Ejup Qerimi si dhe ish-kryesuesi i Bordit, Rexhë Gjonbalaj.

“Rasti do të shkojë në shqyrtim gjyqësor. Lënda është kthyer në rigjykim”, ka thënë zëdhënësi i Gjykatës se Apelit, Arbër Jashari, për Kohën Ditore.

Të tre këta ish-zyrtarë, nga Prokuroria Speciale akuzohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare.