Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kryeziu: Ky proces s’e meriton të quhet proces zgjedhor

Ismet Kryeziu - KDI

Ismet Kryeziu

Ismet Kryeziu nga koalicioni i organizatave të shoqërisë civile, Demokracia në Veprim (DnV), i cili po monitoron zgjedhjet në katër komunat në veri, ka thënë se rrethanat në të cilat po zhvillohet procesi zgjedhor nuk garantojnë zgjedhje të lira, të drejta dhe barabarta.

“Ky proces nuk i plotëson standardet për t’u quajtur proces zgjedhor i ndershëm dhe për të garantuar standardet dhe idenë pse po mbahen zgjedhjet”, ka theksuar Kryeziu.

Ai ka thënë se qysh në fillim kanë paralajmëruar se nuk ekzistojnë kushte dhe rrethana për të organizuar zgjedhje në këto komuna.

“Sot, duke parë refuzimin e qytetarëve serbë për të marrë pjesë në zgjedhje dhe numrin e vogël që s’mund të kalojë as gishtërinjtë e dorës, mendoj që ky proces është më tepër improvizim i zgjedhjeve sesa një proces që garanton standardet e zgjedhjeve të drejta dhe të lira ku përfshihen edhe komunitetet”, ka thënë Kryeziu në një intervistë për televizionin publik.

Sipas tij përveç legjitimitetit juridik, ky proces nuk ka as legjitimitet politik.

 

Artikuj të ngjashëm