Ismet Kryeziu nga Demokracia në Veprim ka kritikuar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, duke kërkuar që ky institucion të veprojë si autoritet kushtetues me transparencë dhe përgjegjësi publike.
Sipas tij, KQZ-ja nuk duhet të komunikojë përmes njoftimeve që, sipas tij, synojnë ta arsyetojnë vetveten dhe të transferojnë përgjegjësinë institucionale te një kompani private.
“KQZ-ja duhet të flasë si autoritet kushtetues, me transparencë dhe përgjegjësi publike, e jo përmes komunikatave dhe njoftimeve që synojnë ta arsyetojnë vetveten dhe të transferojnë përgjegjësinë institucionale dhe besimin qytetar te një kompani private”, ka shkruar ai në Facebook.
Kryeziu ka cilësuar si të papranueshme pretendimet se një biznes privat mund të garantojë besimin në procesin zgjedhor, duke e quajtur këtë “gabim të rëndë institucional” që, siç tha ai, “rrit mosbesimin në proces dhe tregon mungesë serioze profesionalizmi”.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpërndarë të martën komunikatën që ka lëshuar kompania sllovene që ka printuar fletëvotimet.
Edhe
Dyshimet për manipulim me vota në Prizren, kryeprokurori Kryeziu autorizon Policinë që t'i identifikojë fajtorët
Prokuroria Themelore në Mitrovicë njoftoi se ka urdhëruar KKZ-në që të rifillojë procesi i numërimit të fletëvotimeve në Mitrovicën e Jugut.
Sipas njoftimit, vendimi është marrë pas sqarimit të kompanisë sllovene CETIS për printimin e fletëvotimeve.
-
IKD-ja kërkon hetim penal për dyshimet mbi manipulimet me vota në Mitrovicën e Jugut
-
Votat në Mitrovicë, kompania që i shtyp fletëvotimet thotë se bëhet fjalë për gabim teknik
- Shkelja dhe humbja e kredibilitetit të KQZ-së: Një përgjegjësi që duhet trajtuar me urgjencë
-
Kryeziu e sheh si veprim politik moscertifikimin e Listës Serbe