Shpërndarja e pakove ushqimore nga kryetari i Komunës së Vitisë për familjet të cilat kanë vështirësi ekonomike, dhe publikimi i imazheve në faqen zyrtare të Komunës konsiderohen cenim i privatësisë dhe dinjitetit të personave të cilët i kanë pranuar ato.
Këshilltarja komunale nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Liridona Bislimi ka kritikuar kryetarin e Komunës, Sokol Haliti, se për marketing politik ka keqpërdorur gjendjen e familjeve në nevojë, shkruan sot “Koha Ditore”.
Ajo ka kërkuar që qeverisja komunale të ndërpresë praktikën e tillë të publikimit të imazheve të familjeve të cilat presin në radhë për një pako ushqimore.
Detyrë e pushteti komunal, sipas saj, është që të zhvillojë politika të qëndrueshme të cilat ndikojnë në krijimin e vendeve të reja të punës. Për më tepër që, sipas saj, 250 pakot janë donacion i një shoqate.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)
-
Podujeva dhuron ndihma për familjet në nevojë, VV-ja akuzon Rudarin për keqpërdorim të pozitës
-
Pushteti e opozita përplasen për 200-milionët si ndihmë për përballim të çmimeve
-
Haliti: Do t’i finalizojmë 200 projekte, sepse nuk do të jetë më kjo qeveri që na ka bllokuar
-
Opozita akuzon kryetarin Haliti se përdori konkursin e çerdhes në Drobesh për përfitime elektorale
-
MASHTI akuzon kryetarin e Vitisë se për shkaqe politike bojkotoi përurimin e shkollës