Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kryetari i Suharekës i premton Budakovës ndihmë emergjente gjatë dimrit

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, të hënën ka vizituar fshatin Budakovë me banorët e të cilit lokalitet ka diskutuar gatishmërinë për përballjen me reshjet e borës, përkatësisht vështirësitë që krijohen nga bllokimi i rrugëve.

Në njoftimin e Komunës së Suharekës është bërë e ditur se Budakova është fshati më malor i kësaj komune dhe se shpesh banorët e kësaj ane gjatë stinës së dimrit janë ballafaquar me reshje dhe me vështirësi kalimi, shkruan sot “Koha Ditore”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sipas ZI-së, gjatë qëndrimit në Budakovë, kryetari Muharremaj ka vizituar edhe SHFMU “Lidhja e Prizrenit”. “Ai ka biseduar me drejtorin e shkollës, Hajrush Bajraktari, për kushtet, të cilat i ka kjo shkollë dhe pastaj ka bashkëbiseduar edhe me nxënës dhe mësimdhënës të kësaj shkolle”, thuhet në komunikatë... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)