Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka bërë të ditur se gjatë stinës së dimrit nuk do të lejohet që të bllokohen rrugët dhe qytetarët edhe nëse do të ketë reshje të mëdha bore.
Sipas tij, lidhur me këtë çështje nuk do të përsëriten praktikat nga e kaluara. Këto qëndrime Muharremaj i ka shprehur gjatë takimit me anëtarët e Shtabit Emergjent të Komunës, shkruan sot “Koha Ditore”.
Zyra Komunale për Informim ka njoftuar se kryetari Muharremaj, të martën, ka zhvilluar një takim pune me anëtarët e Shtabit emergjent të Komunës dhe me përfaqësuesit e mediave lokale. Qëllimi i takimit sipas komunikatës ka qenë koordinimi i punëve rreth rasteve emergjente të reshjeve të borës, që mund të ndodhin gjatë stinës së dimrit.
“Ne do të jemi në gjendje gatishmërie çdo minutë”, ka thënë kryetari Muharremaj... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
-
Muharremaj për dëmet nga stuhia: S’mund t’u ndihmojmë qytetarëve pasi s’kemi fond emergjent
-
Bali Muharremaj prezanton projektet e mandatit të ardhshëm
-
Muharremaj: Si gjithmonë ju shërbejmë pa dallime, më 12 tetor fitojnë qytetarët
-
Muharremaj: Shumë punë janë kryer, por Suhareka po zgjerohet çdo ditë
-
Dëme milionëshe nga stuhia në Suharekë, më të dëmtuarat serat e stallat