Mitrovicë, 27 korrik- Inspektorët komunalë edhe ata të nivelit qendror kanë inspektuar fabrikat që prodhojnë vajra në Mitrovicë.
Ata i kishte ftuar vetë kryetari Bahtiri. Ndërsa inspektori i mjedisit nga MMPH, Mustafë Hyseni i ka thënë kryetarit Bahtiri se kanë inspektuar dy operatorët: “Baspartners” dhe NTP “Holdiing” për të cilët dyshohet se po e ndotin ajrin, për çka edhe po shqetësohen dhe protestojnë qytetarët, pasi që po u rrezikohet shëndeti në shtëpitë dhe banesat e tyre përreth fabrikave, shkruan sot Koha Ditore.
Ai ka thënë se pronari i NTP “Holding” i kishte thënë atij se nuk është duke prodhuar asgjë dhe se ka nisur çmontimin e pajisjeve, pasi që për shkak të pakënaqësive dhe protestave të qytetarëve, aty më nuk mund të prodhojë asgjë, që do të thotë, se ai as këto ditë nuk i ka pasur në funksion prodhues kapacitetet veta.
(më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
Bahtiri kërkon ndërprerjen e menjëhershme të aktiviteteve në fabrikat që ndotin ajrin
-
Dy fabrikat e mbyllura në Mitrovicë nuk respektojnë vendimin e Inspeksionit
-
Në Mitrovicë mbyllen dy fabrika
-
Në Mitrovicë u protestua kundër ndotjes së ambientit
-
Operatorët përpunues të vajrave motorikë po e ndotin ajrin në Mitrovicë