Arbëri

Kryetari i Drenasit flet për “kazmën në Komoran” e “të sharën në shesh”

I pari i Drenasit, Ramiz Lladrovci thotë se për të shkuar punët mirë në Drenas ai do të ndërhyjë edhe ai vetë.

Këtë ai e thotë pasi që ditë më parë është xhirruar duke ndërhyrë gjatë punimëve që po bëheshin.

Lladrovci mohoj se këtë po e bën për marketing.

“Pse jo, për t'ja dëshmuar se nuk po e bëjnë punën mirë e kam bërë. Ta kisha bërë për marketing kisha thënë shko e merrma kazmën te Adriatiku por jo, i kam thënë shko e merrma te një kojshi aty se nuk doja me punu me kazmën e tyre”, ka thënë Lladrovci.

Ai thotë se publikisht ju ka kërkuar qytetarëve që për çdo pakënaqësi, ta njoftojnë atë.

I pari i Drenasit, Ramiz Lladrovci shpjegon paqartësitë e përgjigjes së tij ndaj gazetarit që e pyeti në shesh për demarkacion.

Lladrovci thotë se fjalët e vetme që i kishte thënë gazetarit ishin: “A q’ja ke fut kot, po e pyet për demarkacion një kryetar që i ka kufijtë në mes të Kosovës, ik e pyeti të tjerët”.

Ai thotë se nuk ka pasur asgjë tjetër.

I pari i komunës theksoi se i ka kërkuar gazetarit që ta nxjerrë të plotë xhirimin por duket se kjo e fundit nuk e ka bërë një gjë të tillë.

“I kam kërkuar gazetarit që ta nxjerrë xhirimin e plotë”, ka thënë Lladrovci.