Kryetari i komunës së Bujanocit, Nagip Arifi i ka shkruar kryeministrit të Republikës së Kosovës Albin Kurti, për vendimin e fundit të Qeverisë rreth masave shtrënguese për hyrje daljet në Kosovë.
Në letrën dërguar Kurtit, ai ka shkruar se obligimi për vaksinë me dozën e tretë, apo edhe ata që janë vaksinuar me dozën e dytë dhe testi PCR po e pamundëson lëvizjen e qytetarëve.
Ai ka shkruar se i shtyrë nga kërkesat e shumta të qytetarëve, kërkon të rishikohet vendimi për hyrje daljet në territorin e Kosovës.
“Mbesim me shpresë se vendimi do të rishikohet, gjithnjë duke gjetur një zgjidhje që nuk rrezikon shëndetin e qytetarëve”, ka thënë Arifi.

Artikuj të ngjashëm
-
Arifi: Vendimi i Qeverisë për t'i kërkuar tri doza të vaksinës dëmton qytetarët e Luginës
-
Kurti: Shpresoj që Bërnabiq të mos e vazhdojë avazin e Petkoviqit
-
Pasi Bërnabiqit i lejohet vizita në Kosovë, Arifi fton Kurtin në Preshevë
-
Ministri i Shëndetësisë së Maqedonisë i kërkon Latifit të rishqyrtohet masa kufizuese në kufi
-
Kryetarja e Preshevës fton Qeverinë të lehtësojë masat për hyrjen në Kosovë