Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kryetari dhe ish-kryetari të Ferizajt ndeshen për projektet e zotuara nga niveli qendror

Dega e LDK-së, të enjten, në një konferencë për media ka reaguar ndaj pretendimeve të kreut të Komunës Agim Aliu, sipas të cilit, qeverisja e LDK-së ka nënshkruar projekte pa zotim të mjeteve me Ministrinë e Kulturës.

Në seancën e së mërkurës, Aliu ka thënë se kontratat janë nënshkruar në vlerë prej 6 milionë eurosh pa zotim të mjeteve dhe nga persona joadekuatë, shkruan sot Koha Ditore.

Por Muharrem Svarqa, ish-kryetar i Ferizajt, ka akuzuar kryetarin aktual për dezinformim.

“Kryetari Aliu tha në Kuvendin e Komunës se kinse ky memorandum qenka nënshkruar nga një njeri që është gjetur rastësisht korridoreve të Ministrisë. E vërteta është se memorandumi është nënshkruar nga sekretari i përgjithshëm i MKRS-së, Veton Firzi. Nëse për Aliun sekretari i përgjithshëm i një ministrie paraqet vetëm një person që shëtitet korridoreve të Ministrisë, ky është vlerësim i tij, sipas meje i gabuar tërësisht”, ka thënë Svarqa.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)