Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kryetarët serbë të komunave betohen me logon e Kosovës dhe me flamuj të Serbisë

Sergjan Popoviq është betuar të enjten si kryetar i Komunës së Graçanicës duke vënë nënshkrimin mbi deklaratën, e cila përveç logos së komunës përmbante edhe stemën e Republikës së Kosovës, shkruan sot Koha Ditore.

Ai vjen nga radhët e Listës Serbe, subjekt ky që përkrahet nga Beogradi zyrtar dhe ka deklaruar në vazhdimësi se nuk e njeh shtetin e Kosovës. Caktimi i kohës së mbajtjes së seancave konstitutive në 12:44, në analogji me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit, ka qenë koordinimi i vetëm që kanë bërë kryetarët e komunave nga radhët e Listës Serbe.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Edhe pse Rezoluta 1244 vazhdon të mbetet në fuqi, Prishtina zyrtare në vazhdimësi i ka kërkuar Organizatës së Kombeve të Bashkuara që t’i japë fund UNMIK-ut në Kosovë.  (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.