Asambleja e kryetarëve të gjykatave dhe gjyqtarëve mbikëqyrës ka mbajtur të hënën takim, ku ndër të tjera është kërkuar që seancat gjyqësore të mbahen përmes platformave “online”.
Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi të Këshillit Gjyqësor të Kosovës.
Takimin e organizuar përmes video-konferencës, e ka udhëhequr kryesuesi, Bashkim Hyseni. Është diskutuar për pika të shumta.
Është njoftuar se Akademia e Drejtësisë është duke vazhduar mbajtjen e trajnimeve online, me gjithë situatën e krijuar nga pandemia. Lidhur me ekzekutimin e dënimeve të kundërvajtjes, është thënë se ligji ka krijuar konfuzitet dhe mos përmbarimi i gjobave po sjellë probleme në ekzekutim të këtyre lëndëve.
Për lëndët e shënjestruara është thënë se duhet të vazhdohen.
“Në fund të këtij takimi, kryetari Hyseni u kërkoi kryetarëve të gjykatave që në rrethanat e pandemisë të fillojnë me platformën online edhe në procedurat civile”, thuhet ndër të tjera në njoftim.
-
Konferenca mbi politikën ndëshkimore në Kosovë, shkëmbehen përvojat me Mbretërinë e Bashkuar
-
Për shkak të pandemisë, gjykatat shqyrtojnë opsionin për seanca online
-
Gjykatat e Kosovës janë duke funksionuar por me reduktim të aktiviteteve gjyqësore
-
Përplasje në KGJK për dorëheqjet e serbëve
-
Tre anëtarë lëshojnë sallën, dështon mbledhja e KGJK-së