Prishtinë, 3 nëntor – Ka filluar konferenca katër ditore mbi Politikën Ndëshkimore, e cila është organizuar nga misioni i OSBE-së në Kosovë në bashkëpunim me Gjykatën Supreme të Kosovës. Për shkak të pandemisë Covid 19, konferenca po mbahet përmes platformës online, duke mbledhur rreth vetës ekspertë të huaj e vendorë si dhe gjyqtarë, prokurorë e avokatë nga sistemi i drejtësisë në Kosovë.
Konferenca po udhëhiqet nga eksperti ndërkombëtar, Tim Clayson, gjyqtar në Mbretërinë e Bashkuar, kryetari i Gjykatës Supreme, Enver Peci dhe gjyqtari i Gjykatës Supreme, Agim Maliqi.
Pas fjalës së rastit nga shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadorit Jan Braathu, konferenca ka vazhduar punimet me paraqitjen e përgjithshme të udhëzimeve ndëshkimore në Mbretërinë e Bashkuar nga eksperti Clayson, për të vazhduar me praktikat e zbatimit të Udhëzuesit për Politikë Ndëshkimore në Kosovë, nga ana e kryetarit Peci dhe gjyqtarit Maliqi.
Në agjendë të konferencës janë përfshirë edhe vështrimi i disa kategorive të veprave penale, duke përfshirë rastet për studim nga dhuna në familje, terrorizmi dhe korrupsioni.
-
Kryetarët e Gjykatave kërkojnë seanca gjyqësore “online”
-
Osmani kërkon heqjen e masave ndëshkuese dhe hapjen e perspektivës evropiane
-
S’pritet heqja e masave ndaj Kosovës
-
OSBE-ja kërkon efikasitet nga gjykatat për lëndët e krimit të organizuar dhe korrupsionit
-
Sot në KS të OKB-së diskutohet për Kosovën me kërkesë të Serbisë