Kryetari i BSPK-së, Atdhe Hykolli ka thënë se Bashkimi i Sindikatave të Pavarura e ka statutin e vet.
Ai ka thënë se prioritetet e tij janë nënshkrimi i kontratës kolektive, paga minimale dhe njohja e përvojës së punës.
“Më tepër do të merrem me sindikata, do të bëjmë hulumtime se si dhe çfarë do të bëjmë. Të gjithë e duam Kosovën barabartë. Ne do ta bëjmë punën si sindikalistë. Për mungesën e kontratave të dyja palët kanë faj, edhe punëtorët edhe punëdhënësit. Punëtorët duhet të trajnohen dhe të dinë të drejtat e tyre. Shteti duhet të merret me punëdhënësit që nuk u bëjnë kontrata punëtorëve. Duhet t’i sensibilizojmë punëtorët që t’i kërkojnë të drejtat e tyre”, ka thënë ai.
Hykolli ka thënë se paga e cila sigurohet në Kosovë zakonisht shfrytëzohet për obligime esenciale, çka sipas tij, e bën më të vështirë jetën në vend.
Për pagën minimale, ai ka thënë se kanë marrë vendim që ajo të jetë afër 300 euro. Kjo çështje sipas tij, diskutohet çdo fundvit, dhe është urgjente që sa më shpejtë kjo të ndryshojë.
Edhe
Paralajmërohen hapa radikalë nga sindikatat nëse Qeveria vazhdon injorimin
Hykolli ka thënë se sektori privat në vend është më i ndjeshëm dhe ka nevojë më shumë për mbështetje.