Kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Kosovës, Atdhe Hykolli, ka thënë se paga minimale nuk është negociuar që nga viti 2011.
Ai ka thënë se për kohën që jetojmë sot një pagë e tillë është shumë e ulët dhe i godet rëndë punonjësit e Kosovës.
Hykolli ka thënë se sot do ta kenë takimin e radhës për negocim të pagës minimale.
“Çmimet enorme që janë duke u ngritur në Kosovë, na vejnë në siklet se çfarë page minimale duhet të vlejë. Ne i kemi komisionet përkatëse për pagë. Ne kemi negociuar për një pagë minimale të arsyeshme. Duhet të kemi kujdes se si e bëjmë kalkulimin. Ne jemi duke e negociuar dhe besoj që do ta kemi një pagë që do të jetë e favorshme për punëtorët e Kosovës”, ka thënë ai.
Ai ka folur edhe për marrëveshjen kolektive, duke shtuar se edhe asaj i ka dalë afati qysh prej vitit 2018.
-
BSPK-ja kërkon “formulë tjetër” për pagën minimale, s’pranon nën 300 euro
-
Kryesindikalisti i ri thotë se prioritet do ta ketë pagën minimale
-
Hykolli: Të bëhet marrëveshja e përgjithshme kolektive, të diskutohet edhe vlera e koeficientit
-
Azemi: Paga minimale në Kosovë s’mund t’i mbulojë as nevojat bazë të një personi
-
(Ç)Rregullimet nga paga minimale