Kryesia e Kuvendit të Kosovës para nisjes së mbledhjes së paracaktuar, ka mbajtur një minutë heshtje për ish-kryeministrin japonez, Shinzo Abe.
Kryesia është mbledhur të premten pasdite për një varg pikash.
Në rend janë përgatitjet për seancën plenare të re, pikat e papërfunduara nga seancat plenare të kaluara, shqyrtimi i propozimeve apo kërkesave, etj.
Ish-kryeministri japonez Abe vdiq të premten pasi u qëllua me armë teksa po mbante një fjalim para qytetarëve.
Ai u dërguar menjëherë në spital, por nuk i mbijetoi plagëve dhe sipas mjekëve vdiq nga gjakderdhja.
Artikuj të ngjashëm
-
Burgim i përjetshëm për vrasësin e ish-kryeministrit të Japonisë, Shinzo Abe
-
Seanca nis me 1 minutë heshtje për policin e vrarë - propozohet projektrezolutë për dënimin e sulmit
-
Kurti niset drejt Japonisë për varrimin e ish-kryeministri Abe
-
Një japonez i vë flakën vetes si protestë kundër funeralit të Shinzo Abes
-
Jep dorëheqje shefi i Policisë së Japonisë në lidhje me vrasjen e ish-kryeministrit Abe