Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Një japonez i vë flakën vetes si protestë kundër funeralit të Shinzo Abes

Një japonez raportohet se është vetë djegur për të protestuar kundër funeralit shtetëror për ish-kryeministrin Shinzo Abe, i cili u vra në korrik, shkruan BBC.

Qindra personalitete të huaja pritet të marrin pjesë në funeralin më 27 shtator.

Të mërkurën, dëshmitarët thirrën policinë pasi panë një burrë në flakë pranë zyrës së kryeministrit në Tokio.

Zyrtarët e shuan zjarrin dhe e dërguan burrin të vetëdijshëm në spital, raportuan mediat lokale.

Nuk dihet shkalla e lëndimeve dhe gjendja e tij aktuale. Mediat japoneze raportojnë se burri besohet të jetë rreth të 70-tave.

Edhe Burgim i përjetshëm për vrasësin e ish-kryeministrit të Japonisë, Shinzo Abe Botë 6 muaj më parë Burgim i përjetshëm për vrasësin e ish-kryeministrit të Japonisë, Shinzo Abe

Qeveria ende nuk ka komentuar për rastin. Por kundërshtimi publik ndaj mbajtjes së funeralit shtetëror është intensifikuar muajt e fundit, me sondazhet që tregojnë se shumica e votuesve nuk janë të kënaqur me shpenzimet.

Abe u qëllua për vdekje më 8 korrik, në moshën 67-vjeçare, në një tubim të fushatës për partinë e tij politike. Vrasja e kryeministrit më jetëgjatë të Japonisë u dënua ndërkombëtarisht dhe tronditi Japoninë, një vend me një histori minimale të dhunës politike dhe krimeve me armë.