Kryesia e Degës së LDK-së në Prizren ka dalë me propozimin që Hatim Baxhaku të jetë kandidati i kësaj partie, që do të garojë në zgjedhjet për kryetar të Komunës së Prizrenit. Ky propozim është miratuar nga anëtarët e pranishëm në mbledhjen e fundit të kryesisë së kësaj dege, shkruan sot Koha Ditore.
“Me propozimin e kryetarit të degës, Haxhi Avdyli dhe me miratimin e të të gjithë të pranishmëve është vendosur që dr. Hatim Baxhaku të jetë i propozuari i LDK-së së Prizrenit për kryetar Komune”, thuhet në njoftimin e nënshkruar nga zëdhënësi i degës së LDK-së, Shkëmbim Cikaqi.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë këtë njoftim thuhet se në mbledhjen e kryesisë së degës është diskutuar për procesin zgjedhor të vitit 2017, si edhe analizën e parapërgatitjeve për zgjedhjet lokale dhe propozimin e kandidatit për kryetar komune nga LDK... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.