Kryeprokurori Aleksandër Lumezi, me një letër ngushëllimi iu është drejtuar familjarëve të ish-Kryeministrit të Kosovës, Bajram Rexhepi.
Ai në emër të tij dhe të Institucionit të Prokurorit të Shtetit, ka ngushëlluar të gjithë familjarët e tani të ndjerit Rexhepi.
“Me hidhërim dhe dhimbje të thellë mësuam lajmin e hidhur të ndarjes nga jeta të njeriut tuaj të shtrenjtë. Më lejoni që në këtë ditë të dhimbshme të ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta në emër timin dhe në emër të Institucionit të Prokurorit të Shtetit për ju familjarë të afërm, miq, dhe kolegë”, thuhet në njoftim.
Artikuj të ngjashëm