Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

LDK ngushëllon familjen Rexhepi

Me rastin e ndarjes nga jeta të gazetarit dhe ekonomistit Ibrahim Rexhepi, kryetari i LDK-së Akademik, Isa Mustafa ka dërguar këtë telegram ngushëllimi.

“E nderuara Familja Rexhepi,

Ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e anëtarit të familjes tuaj.

Ibrahim Rexhepi ishte personalitet i respektuar dhe i vlerësuar në fushën e gazetarisë dhe të ekonomisë.

Gjatë gjithë jetës së tij u shqua me mendimin e tij kritik por edhe kreativ në trajtimin e temave zhvillimore që ishin me rëndësi jetike për vendin tonë; si gazetar, ekonomist e veprimtar politik.

Ngushëllime poashtu gjithë kolegëve të tij gazetarë, bashkëpunëtorëve dhe miqve të tij" ka thënë kryetari Mustafa.