Kryeministri i ri i Malit të Zi, Milojko Spajiq, në deklaratën e tij të parë pasi mori udhëheqjen e Qeverisë mëngjesin e së martës, i pyetur se sa ka ndikim Beogradi në punën e tij, ka pasur një përgjigje të prerë “zero”.
I pyetur për ndikimin e Beogradit në formimin e Qeverisë, ai është përgjigjur “po aq”, shkruan "N1".
Spajiq, si lider i Lëvizjes Evropa Tani, është zotuar për rritje të pagës mesatare në 1000 euro.
Spajiq në koalicion ka përfshirë parti proserbe, megjithatë është zotuar për ruajtje të orientimit euroatlantik e ruajtje të fqinjësisë.
Artikuj të ngjashëm
-
Spajiq thotë se dy shtete po përgatisin destabilizimin e Malit të Zi, “Vijesti” përmend Shqipërinë e Serbinë
-
Përplasen Spajiq e Vuçiq, kryeministri malazias: Mos na jepni mësime për parimet
-
Mali i Zi drejt shkurtimit të orarit të punës
-
Tre shqiptarë në qeverinë që cilësohet proserbe e proruse
-
Abazoviqi ia dorëzon Spajiqit detyrën e kryeministrit