Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar letër urimi nga kryeministri i Luksemburgut, Xavier Bettel.Në urimin e dërguar në emrin e tij dhe të Dukës së Madh të Luksemburgut, kryeministri Bettel i ka shprehur kryeministrit Kurti dëshirat më të mira për sukses në përmbushjen e detyrave të tij të rëndësishme dhe sfiduese.
Sipas njoftimit nga Zyra e Kryeministrit, Bettel ka thënë se Luksemburgu është partner afatgjatë dhe mik i Kosovës dhe shpresoj se së bashku mund t’i forcojmë lidhjet mes dy vendeve dhe popujve tanë dhe të vazhdojmë bashkëpunimin e frytshëm. Ai ka thënë se Luksemburgu vazhdon të përkrahë perspektivën evropiane dhe rifillimin e shpejtë të dialogut Prishtinë-Beograd, të lehtësuar nga BE-ja, për të ndihmuar arritjen e normalizimit të plotë të marrëdhënieve.
“Kryeministri Bettel ka shprehur shpresën se kryeministri Kurti do të vazhdojë përpjekjet ambicioze të reformës që i pati filluar në shkurt 2020, në fushën e drejtësisë e posaçërisht luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, ngase siç ka thënë ai, sundimi i ligjit është hap thelbësor për Kosovën në rrugën e saj evropiane”, thuhet në njoftim
-
Luksemburgu mezi pret rifillimin e dialogut Kosovë – Serbi
-
Kurti falënderon Luksemburgun për mbështetjen prej 50 milionë eurove
-
Kryeministri i Luksemburgut nga Shqipëria: Kosova dhe Serbia të ecin përpara
-
Letonia pret bashkëpunim në avancimin e marrëdhënieve me Kosovën
-
Belgjika bën thirrje për përfundimin e dialogut Kosovë – Serbi me një marrëveshje historike