Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kryemadhi sfidon Ramën: Le të kërkojë votëbesim, ia marrim 7-8 deputetë

Monika Kryemadhi, kryetare e LSI-së, ka sfiduar kryeministrin Edi Rama, duke thënë se në çdo moment ai mund të rrëzohet.

Në emisionin ‘Opinion’, ajo tha se “nëse Rama e ndjen veten kaq të fortë le të provojë një mocion mosbesimi në Kuvend dhe do shikojë sesa vota do ketë kundër”.

“Po të jetë trim Edi Rama le të futet në Kuvend për një mocion mosbesimi. Mund t’ia marrim 7 ose 8 deputetë kur të duam dhe ta rrëzojmë. Ne synojmë krijimin e një klime të ç’tensionuar”, tha Kryemadhi.