Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve zgjedhjen e Kurtit e sheh hap të ri në përparimin e Kosovës

Kryegjyshi Botëror, Shejtëria e Tij H.DEDE Edmond Brahimaj, ka uruar z.Albin Kurti për zgjedhjen në krye të Qeverisë së Republikës se Kosovës.

Mesazhi i Plote:

I Nderuar Z Albin !

Kam kënaqësinë dhe mirësinë t’ju uroj Ju në krye të qeverisë së Republikës së Kosovës.

Zgjedhja e Juaj në krye të Qeversisë do të shënojë një hap të ri në zhvillimin e mëtejshëm të Kosovës : Zhvillimin dhe forcimin e institucioneve, rritjes së rolit të tyre në rrugën drejt Bashkimit Europian, punës së gjithanshme të tyre drejt OKB . Ne lusim Zotin dhe kemi besim që nën drejtimin tuaj, Qeveria do të punojë shumë që populli Shqiptar i Kosovës të ecë sa më shpejt në përparimin dhe zhvillimin e tij, në kuadër të familjes europiane në të cilën ndodhet dhe jeton !