Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim Haxhi Dedë Edmond Brahimaj, Kryegjysh i Kryegjyshatës Botërore Bektashiane.
Me këtë rast, Haradinaj tha se ka kënaqësinë e madhe të jenë sot bashkë dhe të bisedojnë për temat mbarëshqiptare por edhe ato që i përfaqësojnë ata, duke thënë se ndihet mirë “për përfaqësimin që na e bën si shqiptarë”.
Njëkohësisht, për kontributin e tij në për përhapjen e vlerave mes njerëzve dhe çështjeve shqiptare, kryeministri në detyrë, Haradinaj, e ka nderuar Haxhi Dedë Edmond Brahimajn, Kryegjysh i Kryegjyshatës Botërore Bektashiane, me medaljen e Gjergj Kastriotit- Skënderbeu, sipas një vendimi të marrë më 17 korrik.
“Sot kam nderin që në emër të Qeverisë së Kosovës të ju dorëzoj dekoratën, pra medaljen e kryeheroit ‘Gjergj Kastrioti – Skënderbeu’, të ndarë me 17 korrik 2019, si shenjë respekti dhe nderimi për punën e bërë”, tha kryeministri në detyrë.
Ndërkaq, Haxhi Dedë Edmond Brahimaj, e ka falënderuar Haradinajn për pritjen e sotme por edhe për vlerësimin që ia bëri me ndarjen e dekoratës, duke e quajtur këtë si një “nder të madh”.
-
Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve zgjedhjen e Kurtit e sheh hap të ri në përparimin e Kosovës
-
Haradinaj e nderon me medaljen “Skënderbeu” Walkerin
-
Haradinaj dekoron Don Viktor Sopin me medaljen “Gjergj Kastrioti-Skënderbeu”
-
Haradinaj dekoron Remin me Medaljen e Skenderbeut
-
Haradinaj nderon Phillipsin me medaljen “Gjergj Kastrioti – Skënderbeu”