Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Haradinaj nderon Phillipsin me medaljen “Gjergj Kastrioti – Skënderbeu”

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj është takuar me njohësin e rrethanave në Ballkan, amerikanin David Philips.

Kryeministri me profesorin amerikan kanë biseduar për zhvillimet e fundit politike në Kosovë dhe rajon.

“Takim miqësor me njohësin e rrethanave në Ballkan, profesorin e nderuar amerikan, David Phillips me të cilin këmbyem mendime për zhvillimet e fundit politike në vend, rajon dhe më gjerë. Mikun e Kosovës, David Phillips, për qëndrimet e tij në mbrojtje të së drejtës së Kosovës dhe subjektivitetit të saj ndërkombëtar, e nderova me Medaljen Gjergj Kastrioti- Skënderbeu”, ka thënë Haradinaj.