Kompania Rajonale e Ujësjellësit "Prishtina" ka njoftuar se janë në gjendje gatishmëri për mirëmbajtjen e rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit në terren. Përmes Facebook, “Prishtina” shkruan se për shkak të gjendjes së krijuar, ekipet e monitorimit të cilësisë së ujit dhe prodhimit janë duke punuar në terren tërë kohën.
Prishtina është prekur nga reshje të shumta shiu pasditen e së dielës. Dhjetëra rrugë janë raportuar të bllokuara nga shiu, derisa komunikacioni është zhvilluar me vështirësi. Ka pasur raste kur është nevojitur ndihma e zjarrfikësve.
Institucionet qendrore si Ministria e Mbrojtjes dhe Ministria e Punëve të Brendshme janë shprehur të gatshme t’u dalin në ndihmë qytetarëve që kanë nevojë.
metro
-
KRU “Prishtina” nis aksion ndaj borxhlinjve, paralajmëron ndërprerje të ujit për mospagesë
-
KRU “Prishtina” për shembjen e rrugës në Prishtinë: Nga vëzhgimet fillestare vlerësohet se gjendja u krijua nga gërmimet
-
Vërshimet, mbi 30 intervenime në Prishtinë
-
Vërshime në disa pjesë të Kosovës, apelohet për kujdes
-
Shirat e dendura shkaktuan edhe përmbytje