Kompania Rajonale Ujësjellësit “Prishtina” sh.a. njofton se sot në orët e mbrëmjes, kontraktorë të Komunës së Prishtinës, duke pastruar prrockën te ura në rrugën “Rexhep Krasniqi”, të njëjtit kanë dëmtuar gypin e furnizimit me ujë të pijshëm.
Si pasojë e këtij dëmtimi është ndërprerë furnizimi me ujë të pijshëm në pjesën më të madhe të lagjes Kalabria.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Në vendin e ngjarjes ka dalë ekipi i mirëmbajtjes së rrjetit, por për shkak të dëmit të madh të gypit si dhe pozicionit të vështirë për punë prishja nuk mundë të rregullohet deri nesër pasdite”, ka thënë KRU “Prishtina” në njoftimin për media.
Kompania në fjalë kërkon mirëkuptim nga konsumatorët.