KRU Prishtina ka njoftuar se nga shembja e dheut në rrugën “Kaçaniku” në Prishtinë, është dëmtuar gypi i ujit fi 110 mm.
KRU Prishtina ka thënë se dheu është shembur nga ndërtuesit e objekteve banesore në atë rrugë.
Është njoftuar se kjo lagje do të mbetet pa ujë deri nesër.
KRU Prishtina ka postuar edhe videon e dëmtimit të gypit në këtë lagje.
“Ju njoftojmë se si shkak i shembjes së dheut në rrugën " Kaçaniku" nga ndërtuesit e objekteve banesore është dëmtuar gypi i ujit fi 110 mm. Pa furnizim me ujë të pijshëm mbetet kjo rrugë deri nesër 7 nëntor, e marte nga pamundësia e riparimit gjatë natës së sotme. Rrezikshmëri e lartë!!!” – është thënë nga KRU Prishtina.
Artikuj të ngjashëm
-
Ndërpritet furnizimi me ujë në Lagjen e Spitalit, shkak dëmtimi i gypit të ujësjellësit
-
Pjesë të Prishtinës pa ujë shkaku i një defekti, riparimi vazhdon edhe nesër
-
Punimet e Komunës dëmtojnë gypin e ujësjellësit, mbeten pa ujë objektet në sheshin “Xhorxh Bush”
-
Dëmtimi i gypit në Shkabaj lë pa ujë edhe sot disa zona
-
Rrëshqitja e dheut në Shkabaj dëmton gypin e ujit, këto zona do të kenë reduktime