KRU Prishtina u ka bërë thirrje konsumatorëve për shpenzim racional të ujit të pijshëm.
Sipas njoftimit të KRU Prishtinës, niveli i ujit në liqenin e Batllavës vazhdon të jetë në kuotën maksimale të kapërderdhjes, ndërsa i liqenit të Badovcit është tri metra nën nivelin maksimal të kapërderdhjes.
“Jemi në sezonin e pranverës dhe ajo çfarë është e domosdoshme, shpenzimi racional i ujit të pijshëm. Të gjithë jemi përdorues të ujit, prandaj ne jemi edhe përgjegjës për ta shfrytëzuar atë në mënyrë sa më të drejt”, thuhet nga KRU Prishtina.