KRU Gjakova ka paralajmëruar konsumatorët borxhlinjtë se do t’i dërgojë tek përmbaruesit privat nëse nuk kryejnë detyrimet.
Nga KRU Gjakova është thënë se e njëjta vlen për gjitha zonat ku operon ajo, si Gjakovë, Rahovec e Prizren.
“Të nderuar konsumatorë, nga sektori i shitjes na njoftojnë se jemi duke bërë përgatitjen e lëndëve tek përmbaruesi privat për të gjithë konsumatorët të cilët kanë borxhe të akumuluara duke mos kryer pagesa mujore. Apelojmë tek konsumatorët se në momentin që pranojnë faturën e ujit të kryejnë obligimet e tyre në baza mujore si detyrim kundrejt ujit të shpenzuar, në rast të mos përgjigjes ndaj obligimeve tuaja, përkundër dëshirës sonë ne si ofrues i shërbimeve jemi të detyruar të ndjekim procedurat përmbarimore. Duke mos dashur të ju implikojmë me shpenzime shtesë, ftojmë konsumatorët që të përmbushin obligimet e tyre si detyrim ndaj shërbimeve që ju ofrojmë dhe shpenzimit të ujit. E njëjta vlen për gjithë zonën ku operon KRU "Gjakova", Gjakovë, Rahovec, Prizren duke përfshirë të gjitha kategoritë e debitorëve, amvisëri, komerciale, ente dhe industri”, thuhet nga KRU Gjakova.
-
KRU “Gjakova” paralajmëron borxhlinjtë se do t’i dërgojë te përmbaruesi
-
“Pastrimi” paralajmëron se borxhlinjtë do t’i dërgojë te përmbaruesi
-
KRU "Gjakova" kërkon borxhet mbi 10 milionë euro, kërcënon edhe me përmbarues
-
KRU “Prishtina” i dërgon 1500 borxhlinj te përmbaruesi privat
-
KRU Prishtina çon te përmbaruesi 1.500 borxhlinj për 4 muaj