Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kronikë e KTV–së për grevën e sotme të mësimdhënësve

Ashtu siç kishin paralajmëruar, mësimdhënësit nuk i kanë mbajtur 2 orët e para të mësimit, raporton KTV.

Ashpërsimi i Grevës, sipas përfaqësuesve të Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, është si rezultat i anashkalimit të mësimdhënësve nga shteti.

Por, 2 orë mësimi nuk mbajtën as 5 universitetet publike, përveç Universitetit të Gjilanit e Gjakovës, që nuk janë pjesë e Sindikatës. Grevë nuk u mbajt as në shkollën fillore “Ismail Qemali” në kryeqytet, sepse po ashtu mësimdhënësit nuk janë pjesë e Sindikatës së Arsimit.

Zëvendësdrejtori i shkollës tha se janë pro kërkesave të mësimdhënësve, por nuk është forma e duhur për t’i realizuar qëllimet.

Gjatë ditës, është zhvilluar një takim ndërmjet kryeministrit të vendit, Ramush Haradinaj, dhe zyrtarëve të SBASHK-ut mirëpo përveç pamjeve, mediat nuk u lejuan brenda.

Në një njoftim e zyrës për informim, thuhet se për Hardinajn kërkesa për njohjen e statusit të mësimdhënësve të viteve ’90 është e drejtë.

Edhe Mësimdhënësit kërkojnë mbrojtje nga nxënësit Arbëri 5 muaj më parë Mësimdhënësit kërkojnë mbrojtje nga nxënësit

“Qeveria këtë e sheh si obligim moral që duhet përfunduar e jo si formë presioni. Mirëpo kjo çështje kërkon kohë”, thuhet në njoftimin e zyrës për media të kryeministrit Haradinaj.

Në anën tjetër nga zyra e SBASHK-ut, thuhet se kryeministri Hardinaj ka shprehur gatishmërinë të marrë pjesë të shtunën në Kongresin e SBASHK-ut dhe t’u drejtohet vetë kongresistëve.