Mësimdhënësit në të gjithë vendin kanë mbajtur grevë në orën e parë të mësimit, duke kërkuar nga ekzekutivi, respektimin e kontratës së nënshkruar gjatë fushatës elektorale, raporton KTV.
Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit Shkencës dhe Kulturës, Rrahman Jasharaj, ka thënë se mbajtja e grevës ishte e detyrueshme.
Jasharaj ka paralajmëruar se nëse nuk ka lëvizje, do të radikalizohen veprimet sindikale duke mos e përjashtuar edhe protestën.
E, nxënësit e ciklit të ulët, nuk kuptojnë nga greva. Por, ata shprehen se kurrsesi nuk duan ta humbin mësimin.
Mësimdhënësit thonë se iu vjen keq që nuk e kanë mbajtur orën e parë, por thonë se ndihen jo të përkrahur nga Qeveria.
Ndërsa, kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, nëpërmjet një postimi në Facebook, ka paralajmëruar se gjatë ditëve të ardhshme do të takohet me përfaqësuesit e SBASHK-ut, për trajtimin e kërkesave që i shtyri mësimdhënësit të mbajnë grevë në orën e parë të mësimit.
-
Jasharaj paralajmëron greva nëse kërkesat s'u përmbushen nga qeveria e re
-
Jasharaj: Mos i dërgoni fëmijët në shkollë të enjten, prindërit të kenë konsideratë
-
Mësimdhënësit në grevë njëorëshe
-
Jasharaj: Greva e së enjtes, paralajmërim për veprime më të rënda sindikale
-
Jasharaj përsërit: Greva mund të ketë në fund të marsit