Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

SBASHK-u - Haradinaj pa marrëveshje, paralajmërohet grevë e përgjithshme

Përfaqësues të Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës së Kosovës (SBASHK) dhe kryeministri Ramush Haradinaj nuk kanë mundur të martën të gjejnë gjuhë të përbashkët për zbatimin e marrëveshjes së nënshkruar vitin e kaluar nga sindikata dhe koalicioni PDK-AAK-Nisma, që tani është në Qeveri, shkruan sot Koha Ditore.

Sipas komunikatës së Qeverisë, kryeministri në këtë takim u ka kërkuar sindikalistëve që t’u japin kohë për realizimin e kërkesave të tyre.

E kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, takimin me kryeministrin e ka quajtur pa epilog derisa ka thënë se Haradinajt ia kanë bërë të qartë se ka gjasa që të futen në grevë të përgjithshme dhe të mbajnë edhe protesta. Takimi është mbajtur me ftesë të kryeministrit për shkak të grevës dyorëshe, që është mbajtur të martën në shumicën e shkollave në Kosovë dhe në 5 universitete publike, që janë pjesë e sindikatës.

Grevë njëorëshe është mbajtur edhe të mërkurën e kaluar.

(Shkrimin e plotë lexojeni sot në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.