Pas grevave një dhe dyorëshe të mbajtura javët e kaluara, Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës së Kosovës (SBASHK) pritet që më 7 mars të mbajë protestë para Qeverisë, kurse më 12 mars me kërkesë të saj të mbahet grevë njëditore në arsim.
Pas këtyre dy veprimeve, nëse Qeveria nuk reflekton në realizimin e marrëveshjes së nënshkruar gjatë fushatës zgjedhore mes koalicionit PDK-AAK-Nisma dhe SBASHK-ut, kjo e fundit pritet të thërrasë grevë të përgjithshme, shkruan sot Koha Ditore.
Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, ka bërë të ditur se Kongresi i sindikatës i ka propozuar atij që të shpallë grevë njëditore për datën 12 mars, kurse sipas tij, janë duke u konsultuar edhe për një protestë para Qeverisë në ditën e mësuesit.
Me kërkesë të sindikatës në shumicën e shkollave dhe në 5 universitete publike më 14 shkurt është mbajtur grevë njëorëshe, kurse më 20 shkurt grevë dyorëshe.
Javën e kaluar kryeministri Ramush Haradinaj ka zhvilluar një takim me përfaqësuesit e sindikatës, ndërkaq të shtunën në mbledhjen e Kongresit të SBASHK-ut ku pritej të vendosej për grevë të përgjithshme ka marrë pjesë edhe kryeministri. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
-
SBASHK-u mbështet grevën dyorëshe në shkollën “Pavarësia”, paralajmëron veprime nëse s’merren masa konkrete
-
Jasharaj: Pagat e mësimdhënësve në Kosovë të jenë së paku sa të atyre në Shqipëri
-
SBASHK-u paralajmëron Qeverinë: Rritje pagash ose veprime sindikale, s’përjashtohet greva
-
SBASHK: Vonesat në formimin e qeverisë po e dëmtojnë procesin arsimor
-
Një efekt “pozitiv” i moskonstituimit të Kuvendit, SBASHK-u heq dorë nga greva