Kalojnë kilometra për të marrë ujë për pije, edhe pse i kanë ujësjellësin e puset nga të cilët ujë kanë pirë deri para disa vjetëve. Bajgorës, fshat malor në Komunën e Mitrovicës, i ngjiten thuajse çdo muaj. Bidonë e edhe cisterna mbushin nga disa kroje të këtij fshati.
Për një litër të këtij uji paguajnë pronarin e tokës një cent, e cilësinë e ujit e shpjegojnë me faktin që enët në të cilat e vlojnë nuk formojnë shtresë gëlqereje. Rrugës për në fshat këdo që e pyet për burimet të orienton andej. “Uji i kristaltë”, i referohet një fshatar, duke e shpjeguar rrugën për të arritur deri tek njëri prej burimeve, shkruan sot në të dielën me “Koha Ditore”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoE posa afrohesh aty sheh radhën e veturave që janë duke pritur në rend për të marrë ujë. Thonë se ditëve të vikendit presin me orë për të ardhur në rend. Prapa kroit të betonuar është e vendosur një tabelë, ku bëhet thirrje për kujdes ndaj ambientit.
“Kanë lënë shumë shishe përpara, tash është më pastër”, thotë një burrë rreth të pesëdhjetave, duke u larguar. Prapa kroit është ndërtuar edhe një lloj parku. Janë vendosur disa ulëse të drurit, ku ata që shkojnë me familjet mund të pushojnë e të presin derisa t’u vijë rendi për të marrë ujë... (më gjerësisht lexoni sot në “E diela me Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.