Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kroacia vendos për ekstradimin e Morinës në Serbi

Gjykata e shkallës së Parë e Dubrovnikut vendos ta ekstradojë Ismail Morinën në Serbi

Çështja u dërgua në gjykatë nga Gjykata e Lartë në Kroaci e cila urdhëroi rishqyrtimin e dosjes së ekstradimit për Ismail Morinën nga Gjykata e Dubrovnikut.

Morina u arrestua në Kroaci pasi ishte shpallur në kërkim nga autoritet serbe, si i dyshuari për ngritjen e dronit mbi stadiumin e Beogradit në tetor 2014 (gjatë ndeshjes Serbi – Shqipëri), me flamurin e “Shqipërisë së Madhe”, transmeton Oranews.

Prej asaj dite autoritetet shqiptare po ndërhyjnë duke paraqitur dokumente tek autoritetet kroate për të mos lejuar ekstradimin e Ballist Morinës drejt Serbisë.

Ndërkohë Ismail Morina ka aplikuar për azil politik në Kroaci, për të shmangur ekstradimin në Serbi.

Artikuj të ngjashëm