Ligji i Prokurimit duhet të ndryshohet, ngase me të po shkelen të drejtat e punëtorëve.
Sipas këtij ligji, tenderi duhet t’i jepet operatorit ekonomik me çmimin me të ulët, dhe kjo sipas kryeinspektorit Bastri Ibrahimi, po ndikon që punëtorëve të sigurimit si dhe pastruesve të objekteve shtetërore t’u shkelen të drejtat, raporton KTV.
Sipas tij, kjo çështje duhet të rregullohet dhe të mos jetë ky kriter fare.
Edhe organizata Demokraci Plus ka bërë një hulumtim në lidhje me këtë çështje.
Agon Hysaj nga kjo organizatë ka thënë se kanë kuptuar se autoritetet kontraktuese nuk i parashikojnë siç duhet të drejtat e punëtorëve.
Disa punëtorë të cilët punojnë si sigurim, nuk kanë dashur të flasin para kamerës, por kanë pranuar se punojnë deri në 16 orë në ditë.
Edhe
Kushtetuesja konstaton se gjykata ia shkeli të drejtat një qytetari
Demokracia Plus për këtë u rekomandon operatorëve ekonomikë dhe Organit Shqyrtues të Prokurimit që të marrin parasysh Ligjin e Punës.
Por, kryetari i OSHP-së, Blerim Dina, ka thënë se Ligji i Prokurimit është ndër më të mirët në Evropë, por varet se si e interpretojnë operatorët kontraktues.
-
Punëtorë të sektorit privat paralajmërojnë: “O drejtësi, o s’ka qetësi”
-
Minatorët: Shteti të inspektojë “Trepçën” e ndërmarrjet e tjera shtetërore
-
Haradinaj kritikon Qeverinë në detyrë: Ka përkeqësuar kushtet e punëtorëve
-
Kurti: Projektligji për Byronë trazoi shumëkë, por me të merr fund parulla ‘rroga e vogël, fitimi i madh’