Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kreu i LDK-së ngushëllon familjen Gashi

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, dërgoi telegram ngushëllimi familjes Gashi, me rastin e vdekjes së Dulaman Gashi, një ndër themeluesit e Degës së LDK-së në Klinë, anëtar i Kryesisë së Degës, tri mandate anëtar i Asamblesë Komunale, ish-drejtor shumëvjeçar i Shkollës Fillore “Emin Duraku” në Sferkë, bashkë themelues i Shtabit të UÇK-së “Iliria”, në Sferkë me Kryetarin e Degës Fadil Gashi.

Në telegramin e ngushëllimit të Mustafës, thuhet:

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“E nderuara Familje Gashi, me rastin e vdekjes së veprimtarit të LDK-së, Dulaman Gashi, ju lutem pranoni ngushëllimet e mia dhe strukturave të LDK-së, për humbjen e anëtarit të familjes. Kjo nuk është një humbje vetëm e familjes tuaj, por edhe e LDK-së dhe Klinës, pasi që kontributi i tij, në strukturat e partisë dhe gjithë veprimtaria e tij në përgjithësi, zë një vend të merituar”.

“Dega e LDK-së në Klinë dhe gjithë strukturat e saj do ta kujtojnë Dulamanin si një veprimtar të devotshëm dhe të palodhshëm, në shërbim të qytetarëve të Kosovës”.

“Me respekt, Isa Mustafa, kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës”.