Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

​Isa Mustafa ngushëllon familjen e profesor Ali Gashit

Me rastin e vdekjes së ish-anëtarit të kryesisë qendrore të LDK-së, Prof. Dr. Ali Gashi, në emër të kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa dhe kryesisë së LDK-së, ka ngushëlluar familjen Gashi.

Në telegramin e ngushëllimit thuhet:

“E nderuara Familje Gashi, me rastin e vdekjes së veprimtarit të LDK-së, Prof. Dr. Ali Gashi, pranoni ngushëllimet tona dhe strukturave të LDK-së, për vdekjen e anëtarit të familjes tuaj. Kjo nuk është një humbje vetëm për familjen tuaj, por edhe për LDK-në dhe vendin tonë.

Veprimtaria e Prof. Gashit ashtu si në struktura të LDK-së por edhe në përgjithësi, zë një vend të merituar dhe respektuar.

LDK-ja do ta kujton Prof. Gashin si një veprimtar të devotshëm dhe të palodhshëm në shërbim të qytetarëve të Kosovës”.

Me rastin e vdekjes së profesorit të shquar të departamentit të Elektroenergjetikës të Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, prof. dr. Ali Gashi, , telegram ngushëllimi ka dërguar edhe rektori i Universitetit të Prishtinës Marjan Dema. 

Edhe Vdiq Alush Gashi Arbëri 2 muaj më parë Vdiq Alush Gashi

Familjen Gashi e ka ngushëlluar edhe ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë Shyqiri Bytyqi.