Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Vlerësohet kontributi i Skënder Gashit, i ndahet Medalja e Meritave

Nën organizimin e kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa është mbajtur mbledhje komemorative me rastin e ndarjes nga jeta e aktivitetit të çështjes kombëtare dhe LDK-së, Prof. Dr. Skënder Gashi.

Me këtë rast, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i ka ndarë Medaljen presidenciale të Meritave.

"Kam pasur rastin që gjithashtu të njoh nga afër profesor Gashin dhe respektoj kontributin e tij për lirinë, pavarësinë, arsimin, por edhe rolin diplomatik të tij. Roli i tij ishte jashtëzakonshëm për shkencën shqiptare, afirmimin e Kosovës dhe në këtë aspekt duke respektuar meritat e z. Gashi, kam vendosur që të ndajë medaljen presidenciale të meritave", deklaroi kreu i shtetit.

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, tha se po ndahen nga një njeri që dha shumë për Kosovën.

"Sot jemi mbledhur për t’ia dhënë lamtumirën e fundit profesorit, i cili edhe në Prishtinë dhe në Vjenë i ka kushtuar jetën misionit si profesor dhe aktivist. Në emër të kryetarit Mustafa, të LDK-së, sot me mërzi i them lamtumirën e fundit për të lënë testamentin që ta duam Kosovën", tha ai.

Profesor Rifat Blaku, tha se emri i profesorit Skënder Gashi nuk do të shuhet kurrë.

Edhe Gashi: LDK-ja s’duhet të ndërtojë politikën e saj mbi vija të kuqe Arbëri 1 d. më parë Gashi: LDK-ja s’duhet të ndërtojë politikën e saj mbi vija të kuqe

"Sot po ndahemi nga një punëtor i pashëndetshëm, nga një pedagog i mrekullueshëm, veprat e të cilëve shërbejnë si pikë referimi për studiues të ri, me Profesor Skënderin kam pasur fatin të bashkëpunoj dhe ishte njeri i urtë, modest, i kulturuar, por shumë i respektuar për të gjithë. Skënder Gashi në Vjenë bëri punë të jashtëzakonshme. Sot Kosova po i shkëputet një yll që nuk do të shuhet kurrë ", tha ai.

Djali i profesorit Skënder Gashi, njëherësh zëvendëskryeministri i Kosovës, Dardan Gashi, ka falënderuar të gjithë që kanë nderuar jetën dhe vlerën e babait të tij.

"Një falënderim që ka mundësuar që në shtëpinë e tij, në LDK, të nderohet edhe një herë", tha ai.