Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Vdiq profesori Hazir Raçi, njëri nga themeluesit e Degës së LDK-së në Podujevë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa u ka shprehur të dielen ngushëllimet familjarëve të Hazir Raçit, profesor dhe njëri prej themeluesve të Degës së LDK-së në Podujevë, që ka vdekur të dielen.

“Me pikëllim mësova lajmin për ndarjen nga jeta të kryesuesit të Kuvendit të Komunës së Podujevës dhe veprimtarit të LDK-së, Hazir Raçi. Hazir Raçi ishte një prej themeluesve të Degës së LDK-së në Podujevë, njeri i urtë e punëtor, me virtyte të larta njerëzore”, ka shkruar kryetari i LDK-së, Isa Mustafa.

Raçin e ka kujtuar edhe u.d i Kryetarit të Komunës së Podujevës, Nexhmi Rudari.

“E gjithë jeta e profesorit ishte një mision, për të cilin ai u angazhua në kohë e rrethana të vështira, si mësimdhënës, funksionar i LDK-së, kryesues i Kuvendit të Komunës dhe mbi të gjitha si veprimtar i çështjes kombëtare.Të gjithë ne që e njohëm profesorin, e kujtojmë si njeri të urtë, e të vendosur, i cili gjithë jetën u angazhua për të mirën e përgjithshme”, ka shkruar Rudari në Facebook.