Në mbështetje të kompetencave të saja kushtetuese dhe ligjore, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, sot në një ceremoni të veçantë do të gradojë gjeneralmajor Bashkim Jashari në gradën gjenerallejtënant.
Ceremonia do të mbahet në orën 10:00, njoftoi Zyra për media pranë Presidencës.
Bashkim Jashari u emërua nga presidentja Vjosa Osmani për komandant të FSK-së më 30 nëntor, pasi gjenerallejtënant Rrahman Rama dha dorëheqje.