Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka emëruar gjeneralmajorin Bashkim Jashari komandant të ri të Forcës së Sigurisë të Kosovës, pas dorëheqjes së Rrahman Ramës.
Siç ka njoftuar Presidenca, emërimi është bërë siç parashihet në Ligjin për FSK-në, pas propozimit të ministrit të Mbrojtjes dhe rekomandimit të kryeministrit të Republikës së Kosovës.
“Para emërimit të komandantit të ri të FSK-së, presidentja e Republikës së Kosovës, mbështetur në dispozitat ligjore, ka dekretuar lirimin nga detyra të komandantit të deritanishëm të FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, pas paraqitjes së dorëheqjes nga ana e tij”, thuhet në njoftim.
Bashkim Jashari është i biri i Rifat Jasharit, vëllai i komandantit legjendar Adem Jashari.
-
Kreu i FSK-së, Bashkim Jashari sot merr gradën gjenerallejtënant
-
Kreu i FSK-së, Bashkim Jashari nesër merr gradën gjenerallejtënant
-
Familja Jashari i gëzohet emërimit të Bashkimit komandant të FSK-së
-
Jashari siguron Kurtin për ta bërë FSK-në forcë moderne
-
Ushtria në dorë të të mbijetuarit të familjes Jashari